Per titra ne shqip, mund te kerkoni “Geoffrey West” ne motorin kerkimor te faqes http://www.ted.com, dhe pasi te keni hapur videon e ligjerates, te zgjidhni “Subtitles in Albanian” ne opsionin qe shfaqet poshte videos. Nje link direkt per tek videoja ne TedTalks eshte: http://www.ted.com/talks/lang/eng/geoffrey_west_the_surprising_math_of_cities_and_corporations.html .

Fizikani Geoffrey West ka zbuluar se ligje matematikore te thjeshta percaktojne tiparet e qyteteve — se pasuria, niveli i krimeve, shpejtesia e ecjes dhe shume aspekte te tjera te nje qyteti mund te parashikohen nga nje numer i vetem: popullsia e nje qyteti. Ne kete ligjerate te pazakonte nga TEDGlobal ai tregon se si ndodh kjo dhe se si ligje te ngjashme jane ne fuqi si per organizmat dhe per korporatat.

Interviste me Robert Shiller

Posted: January 26, 2011 in Uncategorized

Robert Shiller on Human Traits Essential to Capitalism

robert-shiller-on-human-traits-essential-capitalism

1. Mikroekonomi / Teori ekonomike

2. Makroekonomi

3. Ekonometri

Ekonometri e avancuar

4. Pergatitje matematikore

5. Ekonomi matematikore

Bazuar ne:

Books to Study Before Going to Graduate School in Economics

Must Read Books for Pre-Ph.D Economics Students

From , former About.com Guide

http://economics.about.com/cs/studentresources/a/economics_books.htm

Mbi leksionin e dyte (Parimi universal i menaxhimit te riskut):

Statistika dhe matematika perbejne bazat e teorive te finances. Teoria e Probabilitetit dhe disa lloje te ndryshme te shperndarjeve probabilistike jane te rendesishme per te kuptuar financen. Menaxhimi i riskut, per shembull, varet nga koncepte te tilla si varianca, devijimi standard, korrelacioni, and analiza e regresioneve. Metoda te analizes financiare te tilla si vlera e tanishme dhe niveli i vleres se pagesave jane fundamentale per te kuptuar vleren kohore te parase dhe jane praktikuar prej shekujsh.

Ky eshte regjistrimi i sesionit te pare te nje kursi te ofruar ne baza te rregullta vjetore per afro 20 vjet ne Yale University nga ekonomisti i njohur Robert Shiller.

Mbi kursin: Institucionet financiare jane nje nga kolonat baze te nje shoqerie te civilizuar, qe mbeshtesin njerezit ne nismat e tyre prodhuese dhe menaxhojne riskun ekonomik qe keta njerez marrin persiper. Menyra e funksionimit te ketyre institucioneve eshte shume e rendesishme te kuptohet nese synojme te parashikojme veprimtarine e tyre sot dhe evoluimin e tyre ne koherat qe do vijne. Ky kurs ka per qellim te ofroje nje shpjegim konsistent te teorise se finances dhe te lidhjeve te saj me historine, me avantazhet dhe imperfeksionet e institucioneve te tilla si bankat, siguracionet, tregjeve te derivativeve,  si dhe me te ardhmen e ketyre institucioneve ne kete shekull te ri.

Mbi leksionin e pare (Financa dhe sigurimet si forca te fuqishme ne ekonomine dhe shoqerine tone):

Ne kete ligjerate, Prof. Shiller do te parashtroje nje pershkrim te kursit, perfshire disa detaje administrative te tij dhe ceshtjet qe do te diskutohen ne cdo sesion. Ai shkurtimit diskuton rendesine e finances dhe ceshtjet madhore ne studimin e saj. Temat e sesioneve perfshijne: financa e sjelljes (behavioral finance), teknologjia financiare, bankat komerciale, institucionet dhe tregjet financiare, pasurite e patundshme, regulacionet, politikat monetare, dhe demokratizimi i finances.

Per me shume mbi kete leksion, konsultoni: http://oyc.yale.edu/economics/financial-markets/content/sessions/session-1-finance-and-insurance-as-powerful-forces